Tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete, mëngjesin e së martës në Prizren.
Dy nga ta janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i tretë është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Sot rreth orës 10:37 në rrugën ‘Remzi Ademaj’ ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave. Dy prej tyre janë arrestuar, kurse një është dërguar në Emergjencë për tretman pasi dyshohet se ka lëndime nga përleshja fizike. Me rastin po merren hetimet e stacionit policor në Prizren”, tha Osmanollaj./Insajderi.com