Rrihet brutalisht protestuesi në Beograd (VIDEO)

Rrihet brutalisht protestuesi në Beograd (VIDEO)

Në protestat e dy netëve të fundit në Beograd është përdorur dhunë brutale nga policia serbe, njofton Insajderi.

Protestat që filluan si pakënaqësi ndaj masave që pritej t’i marrë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, eskaloi në përleshje në mes të protestuesve dhe policisë.

Disa pamje nga kamera amatore shihet se si dhunshëm policia e ka shpërndarë protestën, duke rrahur me shqelma e shkopinj gome protestuesit.

Pas kësaj proteste Vuçiq ka tërhequr mbrapa idenë e tij për shtetrrethim si mënyrë për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.

Vuçiq ka akuzuar për këtë protestë partitë opozitare. Ka thënë se ato qëndrojnë prapa dhe po duan ta marrin pushtetin me dhunë, meqë ky i mposhti me vota./Insajderi.com