Rrihet për vdekje një person në qendër të Prishtinës

Rrihet për vdekje një person në qendër të Prishtinës

Një person ka vdekur sot në në Prishtinë, shkruan Insajderi. Sipas policisë, si pasojë e një rrahjeje, një person ka vdekur rreth orës 17:50.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka dhënë detaje për rastin.

“Në ora 17:51, policia ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës ,,B.Kllinton” saktësisht tek shkallët. Një person është dërguar në emergjencë, i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda tek shkallët e nënkalimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, këto janë të dhënat fillestare, policia po mbledh të dhëna rreth rastit”, i ka thënë Krasniqi Insajderit.