Rriten rastet aktive me coronavirus dhe vdekjet në Kosovë

Kosova po përballet me coronavirusin, rastet e shumta në tre javët e fundit e kanë alarmuar vendin.

Rriten rastet aktive me coronavirus dhe vdekjet në Kosovë

Kosova po e kalon javën e tretë të vështirë në përballje me pandeminë, dje ishte edhe një ditë tjetër kur në Kosovë u raportuan mbi 100 raste me COVID-19 specifikisht 113 raste te rezultuara pozitiv.

Këto raste të javëve të fundit kanë rritur drastikisht numrin e përgjithshëm të të infektuarëve me coronavirus. 2991 persona në Kosovë janë infektuar deri tash me coronavirus prej se COVID-19 u paraqitë në mes të muajit mars.

Gjatë kësaj kohe ka pasur shumë persona të shëruar, por numri i rasteve aktive me coronavirus është 1293. Kjo ka rritur nevojën për hospitalizim të pacientëve për ta rritur frikën se Klinika Infektive mund të mbingarkohet e të mos menaxhohet situata me rastet aktive.

Lajm shumë i keq mbetet fakti se 54 persona kanë ndërruar jetë.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po apelojnë për kujdes të shtuar; maskat dhe distanca fizike janë të domosdoshme. /Insajderi.com/