SHQIPëRIA DHE COVID-19

Rriten rastet me COVID-19 edhe në Shqipëri, 48 të infektuar në 24 orë

Rriten rastet me COVID-19 edhe në Shqipëri, 48 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, ka identifikuar 48 raste pozitive me COVID-19.

Kjo ministri njofton se janë kryer 270 testime të të dyshuarve se janë të prekur me virus ndërsa rastet janë të fokusuara në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës e Kamëz, njofton Insajderi.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar. Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

MSHMS deklaron se rritja e numrit të rasteve pozitive, ka ardhur si pasojë e lehtësimit të masave, pasi edhe në Shqipëri jeta ka filluar t’i kthehet normalitetit dhe shumë biznese kanë filluar punën.

Institucionet e vendit, u kanë bërë thirrje edhe më tutje qytetarëve që t’i respektojnë masat e udhëzuara, si distance sociale, higjiena personale dhe dezinfektimi i ambienteve që kryejnë veprimtari të ndryshme. /Insajderi.com