Rritet çmimi pemëve për 12.8%

Rritet çmimi pemëve për 12.8%

Çmimet e produkteve baze kanë shënuar rritje në Kosovë, të dhënat e agjencisë së statistikave të Kosovës tregojnë për rritje të çmimit produkteve nga mielli, mishi, pemët dhe disa ushqime të tjera.

Sipas statistikave, buka dhe drithërat kanë pësuar rritje të çmimit në 2.9 %, ndërsa qumështi, djathi dhe vezët janë ngritur ne 1.2%.

Tek pemët janë rritur çmimet për 12.8% që sipas zyrtarëve të kësaj agjencie ka ndodhur sepse shumica prej tyre importohen.

Mirëpo, konsumatoret thonë se ka rritje çmimesh, dhe se me vështirësi ja dalin ta përmbyllin muajin, raporton ktv.

Konsumatoret thonë se kjo situatë është krijuar si pasojë e mos kontrollit institucional të tregut në vendin tonë.

Para disa viteve qeveria mori vendim për uljen e TVSH-së për uljen e një numër të produkteve esenciale për shportën e konsumatorit, por një vendim i tillë nuk ndikoi në çmim sepse kështu vendosën tregtarët.