Rritet dukshëm numri i vdekjeve në Kosovë nga coronavirusi

158 ka shkuar numri i vdekjeve në vend nga coronavirusi.

Rritet dukshëm numri i vdekjeve në Kosovë nga coronavirusi

Përpos rasteve të shumta pozitiv me coronavirus, numri i vdekjeve në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe tetë vdekje tjera në vend të cilët nuk arritën t’i mbijetonin COVID-19.

Në total numri i vdekjeve tashmë ka shkuar në 158.

Këto statistika kaq të mëdha morën hov para pesë javëve.

COVID-19 është përhapur jashtëzakonisht shumë edhe në institucionet e vendit, dy liderë të partive Isa Mustafa I LDK-së ( i cili është shëruar ) dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli të enjten rezultoi pozitiv me coronavirus. /Insajderi.com/