Rritet fluksi i qytetarëve drejt Maqedonisë dhe anasjelltas

Rritet fluksi i qytetarëve drejt Maqedonisë dhe anasjelltas

Pas lirimit të masave në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku nuk do të jetë me obligative të ketë test për Covid 19 që të kalohet kufiri – është rritur numri i qytetarëve të të dyja shteteve, që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, tha kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

“Sot nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar qarkullimi i lirë në të dy anët e kufirit. Sot është vërejtur një fluks i madh nga dy anët e kufirit”, tha fillimisht Suma për televizionin, Klan Kosova, transmeton Insajderi.

“Besoj se kanë qenë gjenerata të ndryshme për shkak se dihet që krejt Kosova kemi lidhje të ndryshme farefisnore dhe kemi nxënës e studentë në të dy anët e kufirit që kanë nevojë t’i vizitojnë familjarët e tyre”, shtoi Suma.

Maqedonia e Veriut, është duke u përballur me një gjendje alarmante me Covid 19, ndërsa Kosova, ka shënuar rënie të numrave të të prekurve dhe vendimi për lirimin e këtyre masave, është parë me sy kritikë nga shoqëria kosovare./Insajderi.com.