Rrahim Hashim" />

Rritet fuqia e sekserëve – Universiteti i Gjakovës nën kontroll të mikut të Rrahim Hashimit

Rritet fuqia e sekserëve – Universiteti i Gjakovës nën kontroll të mikut të Rrahim Hashimit

Universiteti i Gjakovës është futur nën kontroll mikut të Rrahim Hashimit, të dyshuarit për marrje të ryshfetit për ndërtimin e një spitali në qendër të Prishtinës.

Artan Nimani që mbanë pozitën e këshillit Drejteus të PDK-së është zgjedhur sot rektor i ri i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Me pozitën e re ai do të fillojë që nga 1 tetori, shkruan Insajderi.

Në fotografitë publike, Nimani shihet mjaftë i afërt me Rrahim Hashimin, i dyshuar për marrje mashtrim dhe marrje të ryshfetit.

Së bashku në fotografi ku është Rrahim Hashimi së bashku me  Artan Nimanin shihet edhe deputeti i kësaj partie Hajdar Beqaj.

Insajderi kishte publikuar një sërë shkrimesh lidhur me mashtrimin që ai dyshohet se së bashku me Kadri Rexhepi i kishin bërë Faton Dalladakut për ndërtimin e spitalit në qendër të Prishtinës.

Rrahim Hashimi së bashku me  Kadri Rexhepin sipas videove të publikuara muaj më parë nga Insajderi dëgjoheshin duke i kërkuar ryshfet në emër të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit.

Hashimi dhe Rexhepi ishin arrestuar në maj të këtij viti nën dyshimet për mashtrim.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbatuar Aktvendimin Prokurorisë Themelore Ferizaj-Departamenti i Krimeve të Rënda, me ç’rast është arritur rreth orës 20:00 të arrestohen dy personat e dyshuar Rr. H. dhe K.R. , nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 të KPRK-së, Shantazh nga neni 341 dhe “Detyrim” nga neni 340 lidhur (në bashkëkryerje) me nenin 31 KPRK-së. Të dyshuarit sipas aktvendimit dërgohen në mbajte për 48 orë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Videoja ku mashtruesit Kadri Rexhepi e Rrahim Hashimi e përfshijnë Xhavit Halitin në fajde