Në njëzetekatër orët e fundit janë rritur dukshëm gjobat për qytetarët, rreth 600 më shumë krahasuar me të premten e 1 janarit.
802 tiketa kanë marrë qytetarët të cilët nuk i respektuan masat anti-COVID, të dielën.
Këto ndëshkime bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë ligj obligohen maskat dhe distanca policore, ndërsa Qeveria me vendime të reja ka marrë kufizime shtesë përfshirë edhe orën policore në komunat me “zonë të kuqe”. /Insajderi.com