Rritet numri i infermierëve në Pulmologji – vazhdon mungesa e mjekëve specialist

Rritet numri i infermierëve në Pulmologji – vazhdon mungesa e mjekëve specialist

Është rritur numri i infermierëve në Klinikën e Pulmologjisë si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të infektimit me COVID-19, mirëpo mungesa e pulmologëve vazhdon të jetë problem kritik, transmeton Insajderi.

Pulmologu Besim Morina, tha se menaxhimi i rasteve me Covid në klinikën e Pulmologjisë është i vështirë për faktin se pacientët që shtrohen në këtë spital janë ende të pa diagnostifikuar.

“Gjendja në Klinikën e Pulmologjisë, natyrisht se është si në të gjitha klinikat tjera Covid është e rëndë pra siç e dimë edhe Klinika e Pulmologjisë së bashku me Klinikën Infektive, së bashku me Klinikën Interne dhe Klinikën e Mjekësisë të Sportit tani janë Klinika Covid dhe merren ekskluzivisht vetëm me infeksionet me Covid, dhe në të gjitha këto klinika është e rëndë gjendja sa i përket menaxhimit të rasteve me Covid. Në pulomologji, cka e rëndon më shumë është fakti se ne merremi më shumë me rastet ende të pa diagnostifikuara që bie se rastet e para që vijnë me probleme raspiratore që dyshohet që janë Covid, që ende nuk janë diagnostifikuara, s;pari vijnë në klinikën e Pulmologjise për t’u shtruar për të marrë oksigjen dhe për t’u trajtuar derisa të konfirmohen me testim që janë pozitiv, kjo bënë që të kemi një fluks të madh të pacienteve që vijnë në klinikën tonë të marrin ndihmën e parë”, tha Morina për EO.

“Jo vetëm këtë javë, por ka më shumë se dy javë që kemi një fluks të shtuar të rasteve me Covid. trendi i rritjes së pacientëve ka qenë para tre javësh është parë, kurse kemi këto dy javë që kemi pasur një fluks shumë të madh të pacientëve si në shërbimin abullator ku kemi pasë qindra vizita, edhe në pjesën e reparteve ku të gjithë shtretërit kanë qenë të zënë me pacient, trendi nuk e di ende nëse është në rënie, presim të shohim nëse kemi ndonjë efekt të rënies të infektimeve të reja”, shtoi ai.

Më tej, Morina shtoi se gjithmonë janë në mungesë të pulmologëve për shkak të infektimit të stafit, por shtoi se së fundi numri i infermierëve është rritur në këtë klinikë.

“Mungesa e stafit te Klinika e Pulmologjisë ka qenë gjithmonë një çështje që jemi përballur edhe para Covidit, por që më herët nuk kanë qenë aq aktuale sa tani, por tani kur kulmi i pacientëve që kërkojnë shërbime nga pulmologët është rritur, është parë nje disproporcion shumë i madh mes kërkesës për shërbime mjekësore dhe numrit të specialistëve, kështu që ne momentalisht jemi duke funksionuar me 13 pulmologë në klinikën tonë, dhe ne gjatë gjithë kohës këta 13 pulmologë nuk kanë qenë të njëjtën kohë, pra gjatë gjithë kohës kemi parë që kanë qenë të infektuar”

“…pra do të thotë aktivë gjithmonë kanë qenë 11, 12 sosh, gjithmonë kemi pasë mungesë ekstreme të specialistëve, në të njëjtën kohë është parë një mungesë e madhe të stafit të mesëm, dmth infermierët, tani së fundi është rrit numri i infermierëve me prurjet e reja, po gjithmonë ka mungesë të infermierëve sepse tash shërbimet për pacientë të rëndë siç janë këta me Covid, kërkojnë numër ma të madh të infermierëve se tani edhe punën që duhet ta kryej një infermier në shërbim të pacientit me Covid është dy-tre fish më e madhe sesa puna që e kryen me pacient që ka qenë më herët pa Covid me probleme tjera”, tha ai. /Insajderi.com