90 pacientë janë duke u trajtuar për Coronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitale të përgjithshme.
Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës të datës 19 janar, 52 pacientë janë të konfirmuar pozitivë dhe 38 të tjerë post- Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave: Infektive, 22 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë.
Raporti sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./Insajderi.com