
Numri i rasteve pozitive me Coronavirus në Kosovë çdo ditë po shtohet edhe më shumë, njofton Insajderi.
Me shifrën e të infektuarve gjatë ditës, po shtohet edhe numri i rasteve aktive, i cili deri më tani ka shkuar në gjashtë mijë e 659.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 318 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej dy mijë e 615 mostra të testuara.
Numri total i rasteve pozitive deri më tani është 61 mijë e 404, nga 242.999 persona të testuar dhe një mijë e 514 raste të vdekjes.
Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste. /Insajderi.com