Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë çdo ditë e më shumë po rritet.

Në raportimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ku njoftohet për gjendjen pandemike të krijuar së fundmi në vend, janë shënuar shtatë mijë e 145 raste aktive me këtë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 437 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 2643 mostra të testuara, si dhe pesë raste të vdekjes – ndër ta edhe një 30-vjeçar.

Numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste. /Insajderi.com