Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend

Numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë çdo ditë e më shumë po shënon rritje, njofton Insajderi.

Në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se ky numër së fundmi ka arritur në shtatë mijë e 539.

68 mijë e 777 është shifra e rasteve pozitive si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë që nga dita e parë e shfaqjes së këtij virusi.

Sipas të dhënave nga IKSHPK, nga Coronavirusi janë shëruar 59 mijë e 643 persona, kurse me fatalitet përfunduan një mijë e 595 raste. /Insajderi.com