Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19, një mijë e 203 të infektuar

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19, një mijë e 203 të infektuar

Ka filluar të rritet sërish numri i rasteve të reja pozitive me Coronavirus në Kosovë dhe ka një ulje të dukshme të atyre të shëruar, njofton Insajderi.

Me rritjen e numrit të rasteve të reja ka shënuar ngritje edhe shifra e rasteve aktive, ku së fundmi janë regjistruar gjithsej një mijë e 203 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan).

“Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga 73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203″, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com