Në Klinikën Infektive në QKUK janë shtuar rastet e hospitalizimit me COVID-19.Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së rasteve pozitive më Coronavirus.
Për Shqip.com, këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
“Kohëve të fundit kemi rritje për hospitalizim. Dhjetë ditë më parë nuk e kemi pasur asnjë të hospitalizuar ndërsa tani janë tetë të shtrirë”, tha Vishaj.
Sipas, Vishajt, moshat e personave të cilët po trajtohen në Infektivë për shkak të COVID-19, janë nga 14 deri në 84 vjeç.
Kurse për trajtimin e të hospitalizuarëve, Vishaj thotë se zgjatë deri në dy jave e në disa raste edhe më gjatë.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është rritur dukshëm.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësie, në ë Kosovë janë gjithsej 730 raste aktive. Kurse, vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus 167 qytetarë.
Megjithatë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjës gjatë këtyre ditëve.
Sipas MSH-së, vaksinimi i grave shtatzëna ndihmon në mbrojtjen e fëmijës dhe nënës nga sëmundja.
Po ashtu, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që t’i mbajnë maskat në ambiente të mbyllura./Insajderi.com