Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

200 raste të reja me COVID-19, 15 të shëruar dhe katër të vdekur, është bilanci i regjistruar të shtunën.

nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave, pas Shkupit, numri më i madh i personave të infektuar të rinj është në Shtip, Kumanovë, Gostivar,Tetovë dhe Veles.Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, njoftoi një rritje të numrit të vaksinave të gripit sezonal falas, si pjesë e strategjisë për përballje me COVID-19, dhe tha se po merren hapa për të forcuar kapacitetin spitalor, për testime të shpejta, si dhe për të rritur stafin mjekësor në pritje të valës së re të mundshme të koronës këtë vjeshtë.

Klinika e Sëmundjeve Infektive, nga ana tjetër, do të “forcohet” këtë muaj me përvojë suedeze për kujdesin ndaj pacientëve të sëmurë me COVID-19 sipas tij, vazhdon ndërtimi i spitaleve modulare në 16 komuna në të gjithë vendin dhe aktualisht nuk ka mungesë specialistësh, megjithëse mjekët tashmë kanë filluar përdorimin e pushimeve. Fillimisht i përgatisim 16 ‘qendra’ sipas shembullit të spitalit modular afër klinikës infektive që të rritet numri i shtretërve spitalor në të gjithë spitalet në shtet, njofton Insajderi.

Dhe në tërësi të veçohen këto pacientë me COVID. Në të gjitha këto 16 qendrat të ketë edhe diagnostikim të shpejtë.

Që të dihet menjëherë pas pranimit nëse pacienti është bartës ose jo i virusit.

Që të duhet në çfarë drejtimi të ecet”, theksoi Filipçe.Tekniku mjekësor nga Suedia, Hans Jorgen Mihael Selberg i cili ka arrit në Maqedoninë e Beiut më 4 gusht përmes mekanizmit evropian për mbrojtje civile do të ndihmojë kolegët e tij në Klinikën universitare për sëmundje infektivedhe gjendje febrile gjatë kujdesit të pacientëve të sëmurë nga COVID-19.

Ai do të qëndrojë në Klinikë për një muaj për të ndarë përvojat e tij.

Në Klinikën Infektive, siç tregon anketa e djeshme e fundit, janë pranuar 4 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 80 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 37, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 14 pacientë të moshuar pozitivë në COVID-19 dhe 4 fëmijë pozitivë me virus, si dhe 3 pacientë të dyshuar në virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar nëntë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 74 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë 5 pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 46 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 123 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë meCOVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.754, numri i pacientëve të shëruar është 7.622, i të vdekurve është 523, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend. /Insajderi.com/