Numri i të vdekurve në aksidentin e autobusit nga Maqedonia i cili u rrokullis të dielën që shkoi në afërsi të Leskovcit në Serbi, është rritur në katër, njoftuan mediumet s" />

Rritet numri i viktimave në aksidentin e autobusit nga Maqedonia në Serbi

Rritet numri i viktimave në aksidentin e autobusit nga Maqedonia në Serbi

Numri i të vdekurve në aksidentin e autobusit nga Maqedonia i cili u rrokullis të dielën që shkoi në afërsi të Leskovcit në Serbi, është rritur në katër, njoftuan mediumet serbe.

“Edhe një grua tjetër ka ndërruar jetë. Para një jave nga ky aksident ndërruan jetë edhe tre persona tjerë”, njofton gazeta serbe “Blic”.

Bëhet fjalë për shtetasen e Maqedonisë me iniciale S.T., e cila ndërroi jetë në spitalin e Nishit, pasi që kishte marrë lëndime të rënda trupore nga aksidenti i ndodhur më 16 dhjetor.

Në vendin e aksidentin vdiqën tre persona ndërsa 32 të tjerë u lënduan, katër prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë. Nga të lënduarit, 14 u shtruan në spital, ndërsa pjesa tjetër, pas dhënies së ndihmë së parë, u sistemuan në hotel.

Autobusi i kompanisë “Eurobus” nga Struga u nis nga Manastiri për në Vjenë më 15 dhjetor në orën 19:00, ndërsa rreth orës 1:40 të mëngjesit kishte dalë nga rruga kryesore dhe ishte rrokullisur në afërsi të qytetit të Leskovacit.