Rritet nurmri i prodhimeve bimore në Kosovë

Rritet nurmri i prodhimeve bimore në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Ekonomike për Bujqësi, për vitin 2016.

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në ferma, në terma monetare.

Vlerat janë prezantuar me çmime të prodhimit, çmime aktuale dhe konstante.

Në vitin 2016, prodhimet bimore gjithsej kanë shënuar rritje për 17.5%, krahasuar me vitin 2015. Rritja mund të shpjegohet me faktin se kultivimi i perimeve dhe bimëve foragjere ka shënuar rritje.

Kurse, prodhimet blegtorale gjithsej kanë shënuar rritje për 8.4% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së blegtorisë.

Prandaj, prodhimet bimore dhe blegtorale gjithsej janë rritur me 13.5% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015.

Ndërsa, konsumi i ndërmjetëm gjithsej ka shënuar rritje për 7.4% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015.

Llogaritë Ekonomike për Bujqësi 2016 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.