Rritet profiti i bankave komerciale në Kosovë

Rritet profiti i bankave komerciale në Kosovë

Fitimi neto i bankave në Kosovë është rritur në 82.4 milion euro nga janari deri në nëntor të vitit 2019, krahasuar me profitin prej 75.1 milion eurove nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Portofoli i kredive të papaguara të bankave të Kosovës është rritur me 10.2% nga viti i kaluar, ka thënë Banka Qendrore e Kosovës.

Depozitat u rritën me 15.9% gjatë 2019-s, duke arritur në 3.76 miliardë euro në fund të nëntorit, raporton Insajderi.

Pasuritë e përgjithshme të sistemit bankar të Kosovës u rritën në 4.6 miliardë euro në fund të nëntorit nga 4.0 miliardë euro një vit më parë.

Shifrat përmbajnë rezultatet financiare të dhjetë bankave që funksionojnë në Kosovë. Raiffeisen Bank Kosova dhe ProCredit Bank janë më të mëdhatë mes tyre për sa i përket pasurive. /Insajderi.com