Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur Kosovën në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19, transmeton Insajderi.com.
Qendra për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve ka marrë këtë vendim pasi që në 28 ditët e fundit, Kosova ka shënuar më shumë se 500 raste të infektimit për 100 mijë banorë.
Po ashtu, ata kanë sugjeruar shtetasit amerikanë që të mos udhëtojnë drejt Kosovës dhe disa vendeve tjera, ose duke theksuar se nëse duan të udhëtojnë, së paku të jenë të vaksinuar.
“Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve ka bërë një përditësim të këshillave shëndetësore, duke konstatuar se udhëtimi në 6 shtete është në nivel “tepër të lartë” të rrezikshmërisë, bazuar në rritjen rapide të rasteve të reja dhe shpërndarjes së variantit Delta. Sygjerohet që njerëzit të shmangin udhëtimin në këto shtete, ose nëse shkojnë të vaksinohen paraprakisht. Këto gjashtë shtete janë: Haiti, Kosova, Libani, Maroku, Bahahmet dhe St. Martin- të gjitha kanë më shumë se 500 raste për 100 mijë banorë në 28 ditët e fundit, duke bërë që CDC-ja ti vendos në kategorinë me rrezikshmëri më të lartë”, shkruan The New York Times.
Kujtojmë se pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, më 20 gusht kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës.
Në këto masa parashihet që lokalet e gastronomisë të punojnë deri në orën 22:30, kurse mbyllen klubet e natës dhe ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme./Insajderi.com