Rritja e rasteve me COVID-19 në Prishtinë, edhe një shkollë kalon në mësim online

Rritja e rasteve me COVID-19 në Prishtinë, edhe një shkollë kalon në mësim online

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismail Qemali”, në Prishtinë ka kaluar në skenarin C, pra në mësim në distancë për shkak të paraqitjes së shumë rasteve me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo shkollë.

Sipas njoftimit, shkolla do të vazhdojë të mbajë mësim në distancë për dy javët e ardhshme.

“Duke pas parasysh situatën e krijuar nga pandemia COVID -19 dhe rritjen e numrit të madh të rasteve në SHFMU “Ismail Qemali’ Prishtinë, kanë rezultuar një numër i madh i rasteve pozitive. Me këtë rast, ju njoftojmë se shkolla jonë prej ditës së nesërme me date , 25 mars 2021, kalon nga skenari A (prani fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë-online), për dy jave. Nga nesër, mësimi për ciklin e lartë fillon nga ora 8:00 orët do te mbahen ne platformën E-SHKOLLORI, ndërsa cikli i ulët mësimin e fillon nga ora 13:00 përmes platformës ZOOM”, thuhet në njoftim./Insajderi.com