Rritje e numrit të parkingjeve synohet në Prishtinë gjatë 2021-tës

Rritje e numrit të parkingjeve synohet në Prishtinë gjatë 2021-tës

Kryeshefi ekzekutiv i Prishtina Parking, Liridon Restelica, ka deklaruar se “Prishtina Parking”, do të jetë në pjesën e investimeve për rritjen e numrit të parkingjeve në kryeqytet, transmeton Insajderi.

Ai thotë se nuk do të kenë nevojë për subvencione shtesë nga komuna, pasi do t’ia dalin me të hyra vetanake.

“Tash besoj që shumë shpejtë nuk do të kemi nevojë për subvencionim shtesë prej anës së komunës, këto subvencione të cilat kryetari na i ka dhënë, do t’i kthejmë me dividendë përmes Prishtina Parkingut dhe normal që qytetarët me pas një lehtësim të operimit të qarkullimit në qytet edhe gjetjes së mënyrave të parkingjeve më të favorshme”, tha ai.

Restelica tutje tha se pandemia ka ndikuar shumë për të si ndërmarrje e vogël dhe stafit të vogël që të mund të zëvendësoheshin kur dikush infektohej.

“Kjo ka ndikuar shumë, sepse ne si ndërmarrje jemi ndërmarrje e vogël dhe nuk kemi zyrtarë rezervë që mundet dikush me zëvendësua pjesën e dikujt tjetër”, është shprehur ai. /Insajderi.com