
Rrjeti Global i Lirisë së Medias, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeminsitrit, Ramush Hardinaj, i cili ka ofenduar disa gazetarë duke i quajtur “mercenarë” e “zagarë”.
IPI i është bashkuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e cila reagoi të martën për ta kundërshtuar gjuhën e përdorur nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Insajderi.
“IPI i bashkohet AGK-së në dënimin e gjuhës denigruese e përdorur për të sulmuar gazetarët kritik nga ish-kryeministri Haradinaj. Gjatë një debate, ai i quajti gazetarët “zagarë” dhe “mercenarë””, thuhet në reagim.
Ramush Haradianj, këto komente i kishte bërë në një paraqitje televizive dhe i ishte referuar gazetarëve që kanë raportuar në Uashington për marrëveshjen e 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com
IPI joins @AGK_AJK in #Kosovo in condemning denigrating language used to attack critical journalists by former Prime Minister @haradinajramush
During a TV debate, he said Kosovar journalists in U.S were “hounds” & “mercenaries”. @MediaFreedomEU alert ⬇️https://t.co/m55wpwxyJV pic.twitter.com/jGeWyryzfI
— IPI – The Global Network for Press Freedom (@globalfreemedia) September 9, 2020