![Rrjeti i Grave reagon pas lirimit të të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/03/done.png)
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas lirimit të akuzuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit, duke thënë se institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë hetimin në lidhje me rastin.
“Ngritja e përgjegjësisë institucionale gjatë trajtimit të dhunës me bazë gjinore do të rrisë raportimin e këtyre rasteve, duke u siguruar të ketë drejtësi, mbrojtje dhe rehabilitim për rastet e dhunës me bazë gjinore”, thuhet në reagim.
I akuzuari për vrasje është liruar nga akuza për mungesë provash.
Donjeta Pajaziti ishte shpallur e zhdukur për gjashtë javë, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet në bjeshkët e fshatit Strellc në dhjetor të vitit 2015.
Në atë kohë, RrGK dhe Lobi i për Barazi Gjinore patën reaguar, duke kërkuar nga institucionet e drejtësisë të hetojnë rastin dhe të gjejnë vrasësin e të ndjerës.