Rrjeti i Grave të Kosovës ka kritikuar Qeverinë për mos emërimin e asnjë gruaje në ekipin negociator për dialogun Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.
Ato thonë se ekipi i Kosovës duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe janë në gjendje të propozojnë emra të grave që i plotësojnë kushtet të jenë pjesë e dialogut.
“Jemi të gatshëm të ofrojmë emra të grave të kualifikuara, si dhe mbështetje në organizimin e konsultimeve publike drejt arritjes së një procesi demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili është qenësor për arritjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon”, thuhet në kumtesë.
RrGK, thonë se janë duke e monitoruar këtë dialog në mënyrë qe edhe gratë të jenë pjesë e këtij procesi.
Që nga viti 2006, RrGK ka qenë aktiv duke përcjellur dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke përfshirë këtu temat dhe përbërjen e ekipit negociues, dhe do të vazhdojmë të jemi zë aktiv në këtë fushë, derisa gratë dhe nevojat e tyre të jenë të përfshira barabartë në dialog”, thuhet ndër tjerash. /Insajderi.com