Rrokulliset cisterna me naftë – Dy persona të lënduar në aksidentin në Pejë

Rrokulliset cisterna me naftë – Dy persona të lënduar në aksidentin në Pejë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti që ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës, njofton Insajderi.

Ky aksident i ndodhur gjatë pasdites së sotme, rreth orës 16:30, ka ngjarë si shkak i rrokullisjes së një cisterne me naftë.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit.

“Një vetaksident ka ndodhur në orën 16:30 në fshatin Zahaq, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit”, ka deklaruar Rugova. /Insajderi.com