
Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme në fshatin Bogë të Rugovës, si pasojë e rrokullisjes së një ekskavatori, njofton Insjaderi.
Viktima i cili ishte duke kryer punime në rrugë derisa ndodhi rrotullimi nga i cili nuk arriti të mbijetojë.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin 24 orësh të policisë ku tutje shtohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Bogë – Rugovë, Pejë 02.09.2020 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kryer punime në rrugë me një ekskavator ishte rrokullisur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com