Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë.
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në lagjen Malësia në Kamenicë, dje, rreth orës 14:00, njofton Insajderi.
Një person, që ishte duke drejtuar një motor-katërçikletë, ka humbur kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës, thuhet në raportin e policisë.
Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./Insajderi.com