Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme në Zubin Potok, si pasojë e një vetë-aksidenti me traktor, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, vozitësi dyshohet se pakujdesia është rrokullisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Pasi është dërguar në spital, nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
“Zubin Potok 04.10.2020 – NN.Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me traktor nga pakujdesia është rrokullisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spital, ku si pasojë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com