Rrokulliset një kamion në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur dy orë më parë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku një kamion është rrokullisur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe.

“Rreth orës 16:00, në autostradën Arbër Xhaferi drejtimi Ferizaj-Trudë, afër fshatit Uglare, një kamion duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes në kyçje të autostradës është rrokullisur. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes”, tha Kelani.