
Një person ka vdekur dje pasdite në malet e fshatit Patok Mala në veri të Mitrovicës pasi është rrokullisur rimorkio e një traktori.
Policia ka bërë të ditur se një person gjersa ishte duke drejtuar traktorin në pyll, është rrokullisur rimorkio me ç’rast viktima mashkull K/Serb ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës