
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka komentuar raportimin e babait në Komisionin Parlamentar të të ndjerit, Agon Musliu.
Agon Musliu, gjatë kohës sa ishte i karantinuar në objektet e konvikteve kishte kryer vetëvrasje.
Sipas Gjinovcit, babai i Musliut është ‘militant i Lidhja Demokratike të Kosovës”, dhe po e instrumentalizon vetëvrasjen e djalit të tij për “deklarata politike”.
“Me kon unë kryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar, e kisha qitë jashtë me sigurim dhe polici militantin e LDK-së që po e instrumentalizon vetëvrasjen e djalit t’vet për me dhon deklarata tlodhta politike”, tha Gjinovci. /Insajderi.com