Rrotulliset me traktor, dyshohet se ka vdekur 42-vjeçari në Istog

Një 42-vjeçar dyshohet se ka vdekur sot në fshatin Çerkolez të Istogut, si pasojë e rrokullisjes së traktorit të cilin po e voziste.

Incidenti i rëndë ka ndodhur sot në orët e pasditës, raporton Insajderi. Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta konfirmojë rastin.

Insajderi ka kontaktuar fillimisht me zëdhënësin e Policisë së Pejës në Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur në një zonë që nuk i përket kompetencave të rajonit të Pejës, por atij të Mitrovicës.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti, ka thënë se ende nuk ka informatë për këtë rast, teksa është shprehur se ka kërkuar informacione nga stacioni policor në Skenderaj lidhur me rastin.

Insajderi ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur rasti. /Insajderi.com