I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut.
Në një intervistë për Euronews, diplomati evropian, theksoi se përmes bisedimeve janë arritur rezultate konkrete.
“Dialogu tashmë ka sjellë rezultate konkrete dhe nuk ka rrugë tjetër rreth dialogut as për Kosovën dhe as për Serbinë. Rruga e tyre evropiane shkon nëpërmjet dialogut. Kjo ka rëndësi. Edhe zotëri Kurti edhe zotëri Vuçiq e dinë këtë”, tha ai.
Ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi që pritet të fillojë gjatë këtij muaji
“Është shumë e rëndësishme që ata të krijojnë një atmosferë e cila i kontribuon një procesi pozitiv të dialogut dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme ose qëndrimet që kanë tendencë ta përkeqësojnë këtë atmosferë”.
Brukseli, Prishtina e Beogradi – veç e kanë konfirmuar rinisjen e negociatave. Data nuk është caktuar ende. /Insajderi.com