Rruga “Haxhi Zeka” në Prishtinë pa ndriçim [FOTO]

Rruga “Haxhi Zeka” në Prishtinë pa ndriçim [FOTO]

Rruga “Haxhi Zeka” në Prishtinë tash e disa ditë është pa ndriçim. Kjo rrugë është rruga kryesore që të dërgon në lagjen Kolovica.

Kjo rrugë përveç dritave të lokaleve nuk ka ndonjë ndriçim tjetër, shkruan Insajderi.

Përveç ndriçimit banorët e kësaj lagje përballen edhe me qenë endacak. Banorët e kësaj lagje janë ankuar për gjendjen në lagjen e tyre. Ata kanë thënë për Insajderin se kjo pjesë e qytetit është e harruar për Komunën e Prishtinës.