
Nga nesër (e martë) rruga “Hyzri Talla” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullim, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se kjo rrugë do të asfaltohet dhe si e tillë do të jetë e mbyllur nga ora 8:00.
“Nesër, e martë, Rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj”.
“Ju lusim që gjatë kësaj kohe ta planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Ahmetit në Facebook./Insajderi.com