Për vitin 2019, në listën e investimeve publike janë parashikuar 261 projekte një pjesë e të cilëve kanë nisur e janë vijim i financimit , një pjesë tjetër që nisin në vit" />

Rrugët që shqiptarët presin të përfundohen gjatë vitit 2019

Rrugët që shqiptarët presin të përfundohen gjatë vitit 2019

Për vitin 2019, në listën e investimeve publike janë parashikuar 261 projekte një pjesë e të cilëve kanë nisur e janë vijim i financimit , një pjesë tjetër që nisin në vitin 2019 dhe një pjesë tjetër që parashikohet të nisin në vitet pasuese.

Sa i përket projekteve që parashikohet në nisin në vitin 2019, referuar tabelave të detajuara të projektbuxhetit 2019 të siguruar nga SCAN, rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka 44 të tillë.

Lista e investimeve publike që parashikohet të nisin në vitin 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:

Ministria e Infrastrukturës

-Rikonstruksion godina nr.2 e ministrisë

-Centrali telefonik në godinën numër 2

-Blerje autoveture

-Sistemi i sinjalizmit dhe mbrojtjes kundër zjarrit

-Instalimi i sistemeve të fonisë projektim, ndriçim në sallën e mbledhjeve

-Asistencë teknike, zhvillimi i infrastrukturës digjitale rajonale

Transporti rrugor

-Subvencionimi i kontratës koncesionare, përmirësimi, shfrytëzimi, mirëmbajtja e rehabilitimi i autostradës Milot-Morinë

-Kontrata koncesionare për përmirësimin, ndërtimin, operimin e mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit

-Ndërtimi dhe operimi i rrugës Thumanë-Vorë-Kashar

-Shërbime konsulence për ndërtimin dhe operimin e rrugës Thumane-Vorë-Kashar

Ndërtime rrugësh

-Ndërtimi rruga Kardhiq-Delvinë, lotet 7 dhe 8

Studime projektime

-Studim, projektim, rikualifikim i unazës lindore për lotet 4,5 dhe 6 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar

Siguri rrugore

-Punime ndërtimi për eleminimin e pikave të zeza në rrugë, bashkëfinancim IPA 2013

-Rikonstruksion godina e ARSH Tiranë

-Rikonstruksion godina ARRSH Gjirokastër dhe Korçë

-Blerje dhe instalim kondicioneresh stacionarë

-Blerje orendi zyre

-Rikonstruksion i kalatës lindore të mallrave në portin e Vlorës

-Rikonstruksion kalatës së Roro

-Tvsh për projektin e konektivitetit të Adriatikut Jugor

Transporti hekurudhor

-Rritja e disponibilitetit të mjeteve lëvizëse

-Rikonstruksione linjash

-Riparime vepra arti

-Blerje çakulli për ballast

Mbetjet urbane

-Mbyllja dhe rehabilitimi i venddepozitimit ekzistues të Sarandës

-Rehabilitimi i impiantit të trajtimit të ujërave dhe shtresave të landfillit Bajkaj

-Studim i qendrueshmërisë financiare të sektorit të mbetjeve urbane dhe orientimi drejt performancës

-Rikonstruksion i godinës së Agjencisë së Eficencës së Energjisë

-Monitorimi i planit të veprimit të energjive të rinovueshme

-Monitorimi i strategjisë kombëtare të energjisë 2030

-Metodika e certifikimit të pajisjeve që shfrytëzojnë energjitë e rinovueshme

Rikonstruksioni i ambienteve ekzistuese të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar me vendodhje në Rubik

-Blerje pajisje dhe investime të vogla në qendrën e Grumbulimit të Trajtimit të Mbetjeve të Rrezikshme

-Ndërtim muri rrethues, Uzina e Plehrave Azotike në Fier

Planifikimi urban

-Projekte pilot për rikualifikimin e blloqeve urbane

-Hartimi i planeve sektoriale me tematika të veçanta

-Përshtatja dhe adaptimi i eurokodeve 5,9 dhe 6 (pjesa 3) dhe 7 (pjesa 3)

-Sistemi i integruar për informatizimin e manualit të çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim

-Projektzbatim, zgjerim e shtesë kati në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit

-Blerje skeleri e rafte arkivore, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit

Ujësjellës-Kanalizime

Ujësjellësi i jashtëm Ersekë nga burimet Mavro dhe Glladisht dhe rrjeti i brendshëm i ujësjellësit Ersekë

-Përfundimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën e Përroit të Agait-Qerret, loti i dytë

-Mbështetje teknike në zbatim të reformës në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve

-Përmirësimi i infrastrukturës së ujërave të zeza në zonën bregdetare të Vlorës.