Rryma dyshohet se është shkaku i vdekjes së imamit mbrëmë në xhaminë e Pejës

Rryma dyshohet se është shkaku i vdekjes së imamit mbrëmë në xhaminë e Pejës

Ramë Blakaj, imam në Novosellë të Pejës është gjetur i vdekur në xhaminë në të cilën punonte, raporton Insajderi.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Më datën 11 , dje rreth orës 21:15 Polica është njoftuar për një rast në fshatin Novosellë. Patrolla policore me të arritur në vendngajrje ka vërëjtur viktimën e shtrirë në dysheme, pastaj ka ardhë emergjenca dhe në vend të ngajrjes, ka konfirmuar se viktima është pa shenja jete. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore të rajonin të Pejës si dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në institutine e mjeksisë ligjore për obduksion dhe rasti cilësohet si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.

Imami 39 vjeçar dyshohet se gjeti vdekjen si pasojë e një incidenti me rrymë në xhami.

Blakaj ishte me prejardhje nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë. /Insajderi.com