Rrymat e ngrohta ajrore nga Afrika veriore vijnë në vendin tonë

Rrymat e ngrohta ajrore nga Afrika veriore vijnë në vendin tonë

Sot do të kemi mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të lëvizin në mes 10 e 24 gradë celsius. Indeksi i kualitetit të ajrit, në pjesën e parë të javës pritet të jetë në vlerat mesatare.

Fusha e presionit të lartë atmosferik dhe rrymat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore, po vazhdojnë të veprojnë mbi rajonin tonë, kështu deri në fund të javës pritet të kemi: kryesisht, mot stabil, me temperatura që do të lëvizin në mes 9 e 24 gradë celsius.