RTK akuzohet se shpenzoi 150 mijë euro për Vitin e Ri – përgjigjet drejtori Shala

RTK akuzohet se shpenzoi 150 mijë euro për Vitin e Ri – përgjigjet drejtori Shala

Drejtori i RTK-së, Mentor Shala ka reaguar ndaj raportimeve se transmetuesi publik ka shpenzuar për programin e Vitit të Ri rreth 150 mijë euro. Shala thotë se RTK ka shpenzuar 8 mijë e 400 euro e jo 150 mijë.

Ai ka thënë se RTK-ja e ka të lejuar që një përqindje të programit t’ua jap produksioneve të pavarura, gjithashtu ka thënë se RTK-ja e ka të rregulluar procedurën me rregullore të brendshme të bazuar në ligj.

“RTK pas përfundimit të gjitha procedurave ligjore dhe një analize të thellë programore, ka përzgjedhur Stupcat për ta bërë programin e vitit te ri me vetëm 2800 sekonda të cilët do të shpenzohen gjatë asaj nate”, ak thënë Shala, përmes një shkrimi në Facebook.

“Nëse përkthehen në mjete financiare i bjen që mesatarja e sekondit është 3 euro, që i bjen që RTK ka shpenzuar 8400 euro për programin e vitit të ri e jo 150 mijë euro”, deklaroi Shala.

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës ka thënë se “RTK e ka të rregulluar procedurën me rregullore të brendshme të bazuar në ligj për kriteret dhe mënyrën se si përzgjidhet një kompani për ta bërë një program në RTK”. /Insajderi.com