RTK-ja thotë se kompania ligjore e Rita Orës ndaloi transmetimin e vallëzimit të “Shotës”

RTK-ja thotë se kompania ligjore e Rita Orës ndaloi transmetimin e vallëzimit të “Shotës”

Rita Ora erdhi në Kosovë në një koncert që ajo dhe Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e trumbetuan se do ta ketë edhe një performancë në të cilën do të ishte një surprizë e madhe.

Rita u ngjit në skenë në orën 22:00 dhe këndoi dy këngët “Anywhere” dhe “Your song” dhe gjithashtu edhe “Shine Your Light” të cilat i transmetoi RTK-ja por e ndali transmetimin në momentin kur Rita Ora po paralajmëronte befasinë që ishte një vallëzim i ekipit të saj me tingujt e këngës së “Valles së Shotës” dhe miks i disa këngëve të tjera të saj.

Rita Ora e kallë me Shoten, RTK-ja dështon

Dështimi i madh i RTK-së – Nga Rita Ora në Migjen Kelmendin – Ndërpritet transmetimi në kulm të performancës për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Posted by Insajderi on Saturday, 17 February 2018

Lorik Arifaj nga RTK-ja ka shkruar si arsyetim se “RTK-ja ka pasur të drejtën autoriale të transmetojë vetëm dy këngë të Rita Orës”, duke harruar se RTK-ja në fakt ka transmetuar tri këngë të saj.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10155158325241811&set=a.415211761810.190626.681271810&type=3&theater