RTK prinë me borxhe ndaj Komisionit të Mediave

RTK prinë me borxhe ndaj Komisionit të Mediave

Komisioni i Pavarur i Mediave ka njoftuar sot se mbi 40 operatorë mediatik kanë borxhe të grumbulluara në KPM, dhe se kanë afat që deri më 1 mars të shlyejnë ato.  Në të kundërtën, atyre do t’iu revokohen licencat e operimit.

Adnan Merovci, kryetar i KPM-së, ka njoftuar se borxhliu më i madh është Radio Televizioni i Kosovës.

Operatori publik nuk e ka paguar taksën mbi licencën për vitin 2015 dhe kështu i është grumbulluar një borxh prej 15 mijë e 120 eurosh.

Të tjerë borxhlinj që prinë në listë pas RTK-së janë programet e tjerë të këtij operatori, siç është RTK 2.

Këto të dhëna u shpalosën sot gjatë një konferencë të KPM-së, ku edhe u publikua lista e operatorëve që nuk kanë paguar tarifën e licencës për vitin e kaluar.

Merovci po ashtu është ankuar se nuk ka pasur përkrahje nga Qeveria e Kosovës për procesin e digjitalizimit  të medieve në Kosovë./Insajderi