Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Podujevë, Nexhmi Rudari, është deklaruar për procesin zgjedhor që sot u zhvillua për të parin e këtij vendi, transmeton Insajderi.
Rudari në një konferencë për media tha se sipas informacioneve që ka është duke prirë në të gjitha vendvotimet.
Ai tutje ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e LDK-së që i kanë qëndruar krah gjatë këtyre ditëve.
“Do të doja të falënderoja të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e LDK-së që kanë qëndruar me mua dhe më kanë përkrahur këto ditë.Presim rezultate të mira. Ende po vazhdon procesi i numërimit të votave. Ende nuk i kemi të dhënat e saktë, por sipas informacioneve jemi duke prirë në të gjitha vendvotime. Shpresoj që edhe kështu do të përmbyllet më një fitore të LDK-së”, ka thënë Rudari. /Insajderi.com