Rudari: S’fitoi Bulliqi, por Kurti

Rudari: S’fitoi Bulliqi, por Kurti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka folur pas humbjes që ka pësuar mbrëmë nga kundër kandidati I tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, njofton Insajderi.

Ai për Klan Kosova ka thënë se “zgjedhjet e djeshme i ka fituar Albin Kurti dhe jo Shpejtim Bulliqi”.

Tutje Rudari është shprehur optimist për të ardhmen, duke thënë se “në zgjedhjet e vitit 2021, LDK-ja do të fitoj bindshëm në Podujevë.

“Më pak se një vit që ka mbetur shkon shpejt, do të punojmë shumë, do të bëjmë analizë ku kemi çaluar dhe t’i përmirësojmë ato dhe në zgjedhjet lokale të 2021 të fitojmë prapë bindshëm”, shtoi ai në fund të prononcimit të tij./Insajderi.com