Rudari: Veprimet e Kurtit dhe Bulliqit e nxitën dhunën mes simpatizantëve

Rudari: Veprimet e Kurtit dhe Bulliqit e nxitën dhunën mes simpatizantëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka reaguar pas përleshjes që simpatizantët e partisë së tij kishin sot gjatë ditës me ata të Vetëvendosjes, njofton Insajderi.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë “se nuk i fajëson qytetarët, por kundër kandidatin e tij nga Vetëvendosja Shpejtim Bulliqi dhe kryetarin e partisë së tij Albin Kurti.

Sipas Rudarit, vetë Kurti e Bulliqi, janë ata të cilët kanë nxitur dhe promovuar dhunë dhe vëllavrasje.

Tutje Rudari ka thënë se “për këtë akt, vetëm qytetarët e Podujevës nuk kanë faj”.

Në fund ai ka shtuar se “ky është stili i vetëvendosjes, ata çdo herë dhunën e kanë pasur mjetin e vetëm për të arritur qëllime politike, dhe si rrjedhojë, Llapi do ta refuzojë këtë mendësi”./Insajderi.com