Rugova: Fitorja e LDK-së është e sigurtë

Rugova: Fitorja e LDK-së është e sigurtë

Sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës, në komunën e Istogut për katër vitet e ardhshme do të qeverisë Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas këtij rezultati, në Istog ka nisur festa bashkë me Rugovën, i cili në një lidhje direkte në Klan Kosova tha se fitorja e LDK-së është e sigurtë.

“Ky është një rezultat i EXIT POLL-it i cili sigurisht se mund të lëvizë por fitorja është e sigurtë. Në shtab është duke u punuar, dhe pres që të jetë një përqindje më e madhe se kjo. Fitorja e LDK-së është e sigurtë”.