Rugova – Ismailit: Uran s’je tu marr vesh shqip

Rugova – Ismailit: Uran s’je tu marr vesh shqip

Naser Rugova, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka sulmuar Uran Ismailin nga Partia Demokratike të Kosovës.

I ftuar në emisionin Zona e Zgjedhjeve në Klan Kosova, Rugova i ka thënë Ismailit se ose nuk din gjuhë shqipe ose nuk kupton nga sistemi shëndetësor.

“Uran ose nuk merresh shqip ose nuk e din se çfarë është aspekti shëndetësor në Kosovë, na po flasim për politika shëndetësore dhe zotim që po i bon, unë e di që e keni kompleks që po vjen në pushtet LDK-ja”, ka thënë Rugova. /Insajderi.com