Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Naser Rugova, i pyetur se a mund të zhbëhet Gjykata Speciale, ai ka thënë se kjo gjë nuk mund të bëhet, njofton Insajderi.
“Nuk mund të zhbëhet Gjykata Speciale, duhet të jemi real”, ka thënë Rugova, derisa ka folur në emisionin Debat Plus, njofton Insajderi.
Ai ka shtuar se Specialja është pasojë e punës së dobët të politikës së Kosovës sa i përket ndërtimit të shëndosh të një sistemi të drejtësisë.
“Ka pasur ndërhyrje politike në gjyqësorin e Kosovës, e dimë mirë”, deklaroi Rugova duke shtuar se “kush ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve, të gjithë ata shpata e drejtësisë do t’i ndjekë deri në fund”.